Paga

Pershendetje!

Ne rastin kur ke fituar gjyqin per largim nga sherbimi civil (shfuqizim akti) dhe vendimi ka marre forme te prere nga Gjykata Administrative e Apelit, do doja te dija sesi paguhen pagat kur ekzekutohet nepermjet permbarimit?
Paguhet vlera neto qe merrej normalisht deri ne nderprerjen e marredhenies financiare nga institucioni apo mund te perfitohet edhe pjesa e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore?

Faleminderit paraprakisht!

Qytetari: A.F.
Data: 27 August 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, eshte vendimi i gjykates i cili percakton vleren e shperblimit per shkak te zgjidhjes se parregullt te marredhenieve te punes dhe zyra permbarimore do te permbushe vetem sa parashikohet ne vendimin e gjykates. Lidhur me pyetjen tuaj persa i perket kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, kur behet fjale per demshperblim per zgjidhje te kontrates, pavaresisht se demshperblimi llogaritet me ane te nje numri te caktuar pagash, sipas vendimit te gjykates, ato nuk jane pagesa te pagave te prapambetura dhe si rezultat nuk mund te perfshijne pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, por vetem shperblimin e percaktuar nga gjykata. Kontributet duhet te paguhen vetem ne ato vendime, kur dispozitivi i vendimit eshte pagesa e pagave te prapambetura.

Leave a Reply