Obor ne perdorim

Kam 30 vite ne nje banes dhe posedoj nje oborr. Si dhe cfar duhet te veproj ta bej me dokumenta.

Qytetari: R.G.
Data: 23 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ju keni te drejte te regjistroni oborrin ne perdorim, sipas ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”dhe VKM Nr.827. dt.30.09.2020, “Per përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objektive pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”. Ju duhet të aplikoni on-line nëpërmjet platformës e-albania dhe të shlyeni tarifën përkatëse të shërbimit për procedurën administrative. Tarifa është 10.000 lekë. Më tej është ASHK e cila ndjek procedurat. Nëse ju doni që procesi të kryhet brenda 90 ditëve, atëherë duhet të paguani një tarifë ekstra. Në VKM në fjalë mund të verifikoni edhe nëse i plotësoni kriteret për të regjistruar oborrin në përdorim.
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14468
    Faleminderit!

Leave a Reply