Ndryshimi i kontrates se punes

Pershendetje,

Prej 11 vitesh punoj si mesuese ne nje gjimnaz privat. Kete vit me dt. 4 korrik me eshte njoftuar ndryshimi i kontrates se punes nga mesues me norme te plote ne part time. Kjo gje hyn ne fuqi me 1 shtator 2022. Me kane dhene me shkrim kete gje, por nuk me duket se eshte shprehur ndonje arsye specifike. Gojarisht me eshte thene qe lenden time do ta jape nje mesues tjeter. A eshte e mundur kjo gje?

Ju faleminderit paraprakisht per informacionin,

Qytetari: Z.L.
Data: 2 September 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje.Lidhur me pyetjen tuaj, sa ju thoni eshte e mundur vetem me pelqimin tuaj. Pra vetem, nese ju bini dakord me kushtet e reja te kontrates. Kontrata e punes eshte marredhenie juridike e dyanshme dhe si e tille, ajo mund te ndryshohet vetem me pelqimin e te dyja paleve. Punedhenesi nuk ka asnje te drejte shtese ne kete marredhenie, perkundrazi synimi i ligjit eshte qe te jete punemarresi qe te kete garanci shtese. Nese ju nuk e keni nenshkruar kontraten e re, ju keshillojme te mos e beni kete gje dhe te kerkoni nga punedhenesi te vijoje zbatimin e kontrates sipas kushteve qe keni rene dakord. Nese ai refuzon, kjo perben zgjidhje te njeanshme pa shkaqe te arsyeshme te kontrates se punes, qe ju jep te drejten per t’ju drejtuar gjykates. Nisur nga koha e gjate e marredhenies tuaj te punes, ju keni te drejte per nje shperblim te konsiderueshem, nese gjykata e pranon padine.
    Cmojme se eshte mire t’ia beni te qarte kete situate punedhenesit tuaj, ne menyre qe marredhenia te vijoje sic ka qene.

Leave a Reply