Marredhenie pune

Pershendetje,

Nje i aferm i imi ka qene ne marredhenie pune ne nje institucion shteteror per disa vite radhazi dhe ne muajin shkurt 2022 del ne pension. Mirepo gjate periudhes qe ishte ne marredhenie pune nuk i jane paguar as shpenzimet e transportit, lejet vjetore, daljet ne pune ne ditet e shtuna e te diela dhe ne ditet festive. Meqenese Kodi i Punes parashikon qe padia duhet te hapet brenda 180 diteve dhe personi ka dale ne pension ne muajin shkurt 2022, nderkohe sot jemi ne muajin shtator 2022, ju lutem a mund te me keshilloni se mbi cfare baze ligjore duhet te mbeshtetemi për te hapur padinë qe te mos kthehet nga gjykata?

Ju faleminderit!

Qytetari: A.J.
Data: 9 September 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune, Procedura gjyqësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Afati 180 dite eshte per padite qe lidhen me pretendime persa i perket zgjidhjes se marredhenies se punes. Nderkohe persa i perket pretendimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes, sic eshte rasti ne fjale, afati i percaktuar ne Kodin e Punes eshte tre vite. Kjo percaktohet ne nenin 203 te Kodit te Punes. Duhet te keni parasysh qe ky afat llogaritet jo mbi kohen e zgjidhes se kontrates se punes, por mbi kohen se kur punedhenesi ka pasur detyrimin per te paguar shperblimet perkatese kundrejt punemarresit.

Leave a Reply