Largim nga puna

Pershendetje.
Punoj si kameraman ne nje TV privat, ne redaksine e nje emisioni investigativ, që prej muajit shkurt 2022. Nuk kane bere kontrata per asnje nga stafi redaksise, pagat i hedhin ne data te ndryshme dhe me vonese, ne fillim i merrnim te plota ne banke tani prej 2 muajsh nje pjese ne banke e nje pjese ne dore. Kerkojne te punoje 7 dite te javes pa kompesimet perkatese (dite pushimi ose pagese ekstra)
Une nuk kam pranuar te punoje diten e diele dhe kjo eshte arsyeja qe kerkojne largimin nga puna. Skam asnje verejtje me goje ose shkrim. Disponoj xhirime audio te diskutimeve perkatese.
Pyetje: A kam baza te hap proces gjyqesor dhe cilat jane shanset ne favor?

Qytetari: E.T.
Data: 19 September 2022, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Ju mund ti drejtoheni gjykatës për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës pa shkaqe të justifikuara.
    Mbështetur në nenet 140, 144, 145, 146, 149, 153 dhe 155 të Kodit te Punës, si dhe nenet 31, 32, 153, 154 të Kodit të Procedurës Civile.
    Ju keni të drejte të përfitoni 3 muaj page për periudhen e njoftimit, 2 muaj pagë për procedurën, lejen e zakonshme nëse nuk e keni ezauruar, si dhe nëse gjykata e vlereson një shperblim nga 1-12 muaj, për zgjidhje të kontratës pa shkaqe të justifikuara.

    -Gjithashtu keni të drejtën për të kryer ankesë pranë Inspektoriatit të punës, ankesa mund të kryhet me shkrim apo me gojë. Në linkun si më poshtë:
    https://inspektoriatipunes.gov.al/e-sherbime-per-punemarresit/

    Faleminderit!

Leave a Reply