Kodi i Punes

Pershendetje,
Ne kodin e punes shprehet:
Cila eshte diferenca e pages baze me pagen normale?
Pse tek kompensimi i pushimit javor & festave zyrtare thuhet “X% extra mbi oret
shtese te bera ose paga normale + Y% mbi pagen baze”.
Faleminderit

Qytetari: E.K.
Data: 7 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Paga bazë është paga bruto pa orët shtesë, pa vjetërsinë e punës dhe pa shtesën mbi diplomë.
    Llogaritja e ditëve bëhet mbi pagën bazë.

    Në kodin e punës neni 91 është përcaktuar: Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

    2. Punëdhënësi, në marrëveshje me punëmarrësin, mund të kompensojë orët shtesë të punës me një pushim të paktën 25 për qind më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që jepet brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

    3. Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50 për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive. Ky kompensim përfshin edhe kompensimet e përfshira në paragrafët paraardhës.
    Për informacion më të detajuar ju mund të drejtoheni në sektorin e financës ku ju jeni i punësuar, për tu konsultuar mbi mënyrën dhe përllogaritjen e ditëve të punës.

    Faleminderit!

Leave a Reply