Kerkese per informacion

Kam vendimin nr. 105, dt. 11.07.1996 te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ne kete vendim citohet ne piken 3 se ne baze te nenit 16 dhe nenit 5 te ligjit 7698, dt. 15.04.1993 kompensohen trashegimtaret per nje siperfaqe prej 736m². Avokati me kerkon shumen e percaktuar per kompensimin e kesaj siperfaqeje. Ku dhe si duhet ta bej kete kerkese?

Qytetari: E.C.
Data: 7 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,

    Ju duhet t’i drejtoheni Agjencia e Trajtimit të Pronave ne mbështetje dhe ne zbatim te Ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit te procesit te kompensimit te pronave” ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar te vendimeve përfundimtare qe kane njohur te drejtën e kompensimit.
    Agjensia brenda një afati 3 vjeçar do te realizoje vlerësimin financiar te te gjithë vendimeve qe kane njohur te drejtën për kompensim sipas skemës se përcaktuar ne ligj.
    Për te gjithë ato subjekte qe kane një vendim te vlerësuar financiarisht duhet te plotësojne mangësitë ne dokumentacion nëse ka.

    Hapat e procedurës:

    ►Agjencia njofton publikisht subjektet .

    ►Subjektet qe disponojnë një vendim përfundimtar te vlerësuar financiarisht kane te drejte te aplikojnë për kompensim.

    ►Subjektet qe kane nevoje te plotësojnë dokumentacionin kane 6 muaj kohe për ta bere atë.

    ►Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit.

    Ne zbatim te VKM 223 23.03.2016 ‘Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet përfituese te paraqiten pranë Agjencisë për tu njohur me vlerësimin dhe për te plotësuar dokumentacion sipas formularit bashkëlidhur,ne faqen e meposhtëme:

    https://atp.gov.al/kompensimi-i-prones/
    Faleminderit!

Leave a Reply