Jam një punonjës burgu, gardian

Sa zgjat pagesa kalimtare? 22 muaj apo 24? Pra, pas dy pagave shpërblim a marr për 24 muaj pagesën kalimtare apo e marr veç 22 muaj pas marrjes së shpërblimit.

Ju falenderoj paraprakisht

Qytetari: S.K.
Data: 24 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Referuar ligjit nr.10 142 date 15.05.2009 të ndryshuar, pagesa kalimtare jepet për 24 muaj pra 2 vite.
    Pagesë kalimtare jepet kur përfituesi ka jo më pak se 3 muaj shërbim. Pagesa kalimtare llogaritet në masën 50 për qind të pagës referuese mujore dhe fillon në muajin e tretë nga data e nxjerrjes në rezervë apo lirim. Trajtimi financiar me shpërblimin e menjëhershëm dhe me pagesë kalimtare, zgjat për aq muaj sa përfituesi ka vjetërsi shërbimi, por jo më shumë se 24 muaj.
    Faleminderit!

Leave a Reply