Informacion per terheqjen e padise

Sa kohe duhet te vije pergjigjja pasi kam bere kerkese per terheqje padie dhe a mundet nje pjestar i familjes te paraqitet ne rast se paditesi nuk eshte i disponueshem?
Dhe a ndikon mosprania e paditesit mbi te ne rast mosparaqitje?

Qytetari: A.B.
Data: 24 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Tërheqja e padisë, apo mos paraqitja e pajustifikuar në gjykim çon në pushimin e gjykimit.
    Pushimi i gjykimit sjell si pasojë anulimin e të gjitha veprimeve procedurale, duke përfshirë edhe vendimet që jepen gjatë gjykimit, por në rast se paditësi ngre përsëri të njëjtën padi, provat e mbledhura në gjykimin e pushuar mund të merren parasysh në gjykimin e kësaj padie, në qoftë se për marrjen rishtas të tyre ka vështirësi ose pengesa të pakapërcyeshme, neni 300 i Kodit të Procedurës Civile.
    Faleminderit!

Leave a Reply