Informacion per kalimin e pronesise pas nje kontrate sipermarrje

Pershendetje, kam bere nje kontrate sipermarrje per prenotim apartamenti me nje firme ndertimi ne vitin 2022. Kam bere dhe pagesen perkatese por nuk e kam regjistruar kete kontrate ne ASHK.
Tashi jemi ne pritje qe te dali hipoteka.
Kisha disa pyetje:
1. Si procedohet ne momentin qe del hipoteka ne emrin e ndertuesit? Behet kontrate shitblerje duke referencuar kontraten e sipermarrjes?
2. Cilat jane detyrimet e bleresit persa i perket kalimit te pronesise?
3. A behet kalimi pronesise duke qene se nuk e kam regjistruar kontraten e sipermarrjes ne ASHK?
4. Pagesen e kontrates sipermarrjes e kam bere direkt tek firma ndertimit, pa ndermjetesimin e noterit, edhe te njejten gje me ka kerkuar dhe firma per kalimin e pronesise, duhet patjeter qe noteri te jete ndermjetesi ne kalimin e pronesisem, apo mund te behet dhe ne kete menyre?

Faleminderit

Qytetari: S.P.
Data: 27 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Regjistrimi i kontrates se sipermarrjes, garanton qe te drejtat reale te prones te mos i tjetersohen/ kalojne nje personi tjeter.
    Regjistrimi i kontrates se sipermarrjes eshte nje e drejte e juaja pra e porositesit, veprim i cili garanton te drejten e pronesise.

    1. Me perfundimin e prones se porositur duhet lidhur kontrata perfundimtare e shite – blerjes, kjo kontrate duhet kryer prane nje zyre noteriale, me pas duhet rregjistruar prane ASHK ku ndodhet prona nepermjet aplikimit online ne e – Albania, kerkese per leshimin e certifikates se pronesise, kopje kartele dhe harte treguese pasurie. Vetem pasi te kryeni kontraten e shite – blerjes dhe regjistrimin ne regjistrat kadastral ju do te pajiseni me dokument pronesie ne emrin tuaj.
    2. Detyrimet e bleresit percaktohen ne dispozitat e kodit civil neni 730 e vijues (shpenzimet noteriale kryhen nga bleresi si dhe shpenzimet per regjistrim ne ASHK te kontrates se shitjes, leshimin e certifikates se pronesise ne emrin tuaj).
    3.Regjistrimi i pronesise behet edhe pse se keni regjistruar kontraten e sipermarrjes me kusht nenshkrimin e kontrates perfundimtare te shite blerjes.
    4. Veprimet duhet te kryhen ne zyre noteriale per te qene te vlefshme.
    Faleminderit!

Leave a Reply