dypunesimi

Pershendetje,

Jam i punesuar ne IEVP Lushnje si infermier dhe jam 1 her ne 5 dite ne pune 24 oreshe dhe dua te punesohem si infermier ne spital. A me lejohet kjo gje?

Qytetari: L.G.
Data: 19 June 2023, Kategoria: Marrëdhenie pune

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndjet,
    Dypunesimi (apo edhe më shumë) është një e drejtë kushtetuese dhe mund të kufizohet vetem ne rastet e sektoreve specifike të parashikuar ne ligjet organike te posacme te tyre. Per profesionet te cilat nuk kane nje rregullim te tille, cdo individ ka te drejten e dypunesimit, pa krijuar probleme me orarin e punes te parashikuar ne kontratat perkatese, pra ju duhet te dakordesoni orarin e punes tjeter me pundhenesin aktual per te mos patur probleme me kryerjen e punes.
    Gjithashtu çdo individ i dy punësuar duhet të plotësojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, pavarësisht sa është vlera e te dyja pagave. Deklarimi bëhet nga vetë personi, pra nga ju, jo nga punëdhënësit tuaj. Për këtë duhet të hapni një llogari në faqen e tatimeve, si person individ. Për të parë procedurën, mund të lexoni Udhëzimin Nr.1515, datë 3.4.2020.
    Ju faleminderit!

Leave a Reply