Divorc

Sa zgjat nje proces divorci?

Qytetari: ..
Data: 17 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Kodi i procedures civile nuk parashikon nje numer konkret seancash gjyqesore per zgjidhjen e marteses.
    Procesi i zgjidhjes se marteses kalon ne disa faza: Procedura e pajtimit është fazë e veçantë e procesit, përmes së cilës kërkohet të arrihet pajtimi i bashkëshortëve dhe pengimi i zgjidhjes së martesës, pas seances se pajtimit e cila mund te zgjasi deri ne dy seanca gjykata cakton marrjen e masave të përkohshme te cilat do të kenë fuqi juridike deri në përfundim të gjykimit për zgjidhje martese. Caktimi i masave të përkohshme ka të bëjë me ushqimin dhe vendbanimin e fëmijës dhe të bashkëshortit të pasiguruar gjatë kohëzgjatjes së gjykimit të zgjidhjes së martesës.
    Faza e trete eshte seanca e te provuarit (shkaqet e zgjidhjes se marteses).
    Thireja e ekspertit psikolog në rast se keni fëmijë të mitur .
    – Marrja e vendimit për zgjidhjen e martesës si dhe rregullimin e pasojave të saj.
    Synohet qe procesi te mbyllet brenda nje kohe te arsyeshme por gjithmon varet nga rrethana të ndryshme.
    Faleminderit!

Leave a Reply