Cilin institucion duhet te padis?

Pershendetje.Jam nje nder bashkepronaret e nje pasurie .Posedoj Vertetim nga dokumentat hipotekore dhe HTR te pasurise qe prej 2006,regjistruar me kontrate shit-blerje .Ne 2009 Agjensia e kthimit dhe Kompesimit te pronave i ka dhene nje vendim dikujt tjeter per kompesim ne pronen tone .Hipoteka nuk me leshon asnje dokument pasi na thote se ka mbivendosje.Si duhet te veproj,te pasdis Hipoteken per regjistrimin e pasurise apo te Padis ATP per anulimin e vendimit?Si veprohet ne keto raste,si rend kohor ne si pronare duhet te kemi perparesi,se eshte regjistruar para Vendimit te Agjensise se Kthimit dhe Kompesimit te prones .Do ta vleresoja shume nje pergjigje nga ana juaj.Faleminderit

Qytetari: A.K.
Data: 7 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Ne referim te ligjit 33/2012 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, nenit 193 te K.Civil, si edhe vendimit nr. 17, datë 23.04.2010 te Gjykates Kushtetuese nuk është në kompetencën e ASHK që të çregjistroj mbivendosjen. Pra, ceshtja e mbivendosjes se pronesise nuk mund te zgjidhet ne rruge administrative, por vetem ne rruge gjyqesore,me objekt njohjen e të drejtës së pronësisë, pasi nje kërkim i tillë është vetëm tagër i gjykatës. Keto gjykime kane nje shkalle veshtiresie te larte, pasi gjate gjykimit do te jete e nevojshme edhe thirrja e nje eksperti topograf/gjeodet, ndaj prania e nje avokati do ju vinte ne ndihme.
    Nese jeni individ me pamjaftueshmeri te te ardhurave, pra nuk keni mundesi ekonomike per te paguar nje avokat, ne referim te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju keni mundesi te merrni nje avokat falas nese plotesoni kushtet ne kete ligj. Ne lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e nevojshem per te perfituar avokat falas, ju ftojme te vizitoni faqen https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/dytesore/ ose ti drejtoheni qendrave te ndihmes juridike ne qytetin tuaj.

    Faleminderit!

Leave a Reply