Certifikate pronesie

Pershendetje te nderuar,
Kam ndertuar nje shtepi shtese mbi nje toke me truall ne pronesine time. Por nuk kam akoma nje certifikate pronesie te shtepise. Kam bere kerekese ne ealbania per certifikate por nuk kam pergjigje perse nuk ma japin akoma. Reflektojne ne sitem vetem kerkasat qe kam bere ne 2013 dhe ne 2014.
Ajo qe dua te di eshte se cila eshte rruga qe duhet te ndjek per tu pajisur me certifikate pronesie?

Qytetari: R.Z.
Data: 23 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Në rast se ju nuk ju figuron kërkesa e kryer për ASHK, atëherë ai aplikim nuk lshtë ezauruar, rikryeni përsëri aplikim në platformën qeveritare e-Albania në opsionin: Kërkesë për kalimin e pronësisë të objektit pa titull/truallit funksional/oborrit në përdorim. Ky aplikim ju shërben për të kryer kërkesë pranë ASHK për tu pajisur me dokument pronësie për objektin e ndërtuar para datës 10.8.1991, të sipërfaqes së tokës në përdorim si edhe të oborreve në përdorim, kur nuk zotërohen akte fitimi pronësie ose akti i fitimit të pronësisë është i pavlefshëm në kuptim të Kodit Civil.
    Kriteret të tjera bazë që duhet të plotësojë objekti janë:
    1- Të jetë në posedim të subjektit.
    2- Të jetë ngritur para 10.08.1991. Ndërtimi është i përfunduar, përfshirë këtu edhe ato ndërtime të cilat kanë dëmtime, shembje të pjesshme apo të cilave u ka rënë mbulesa prej vjetërsisë apo shkaqeve natyrore.
    3- Të këtë funksion banimi. Përjashtimisht, nëse aktualisht ndërtimi shfrytëzohet për qëllime të tjera, ai mund të trajtohet sipas këtij vendimi vetëm nëse vërtetohet me dokumentacion ligjor ose vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore se deri në datën 10.8.1991 ka pasur funksion banimi
    4- Të mos jetë objekt në pronësi shtetërore, pavarësisht nëse nuk është inventarizuar si i tillë, apo objekt i transferuar në pronësi/përdorim të njësive të vetëqeverisjes vendore.
    Kriteret të tjera bazë që duhet të plotësojë toka që kërkohet të trajtohet si borri në përdorim janë:
    1- Të jetë në posedim të subjektit.
    2- Të jetë në pronësi shtetërore, me pronar të pavërtetuar ose për të nuk ka informacion mbi pronësinë
    3- Ndërtimi i ngritur në këtë sipërfaqe toke është ndërtuar përpara datës 10.8.1991.
    Më poshtë gjeni linkun e aplikimit:https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14468.
    Në rast se ju nuk merrni përgjigje nga kadastra atëherë mund të kryeni ankesë në platformën http://www.shqipëriaqëduam.al
    Faleminderit!

Leave a Reply