A mund te adoptoj?

Jam nje vajze single a mund te adoption nje femije ?
Faleminderit

Qytetari: I.A.
Data: 6 May 2024, Kategoria: Uncategorized

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ç’do person qe ka mbushur moshen 18 vjec ka te drejte te jete aplikant per te biresuar nje femije te braktisur, pjese e listes se pritjes per biresim te Komunitetit Shqiptar te Biresimit, me kusht qe birësuesi duhet të ketë një diferencë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin.
    Shërbimet e birësimit ofrohen drejtpërdrejtë në zyrat e Komitetit Shqiptar te Biresimit për të gjithë:
    – Shtetasit shqiptar të interesuar për birësim, të cilët kanë vendqëndrim në Shqipëri;
    – Shtetasit e huaj, rezidentë prej dy vjetësh në Republikën e Shqipërisë, vetëm nëse legjislacioni i tyre kombëtar e lejon birësimin;
    – Shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë Republikës së Shqipërisë, me kusht që vendimi gjyqësor shqiptar i birësimit të sjellë pasoja juridike në vendin e tyre të rezidencës.

    Ju duhet te paraqisni kerkesen tuaj per biresim prane Komitetit Shqiptar te Biresimit. Ne varesi te llojit te biresimit, pra biresim vendas, biresimi nga shtetasit e huaj, apo biresimi nga shtetasit shqiptare rezident jashte RSH, ndryshon tarifa, dokumentacioni dhe procedura.

    Sa me siper, po lejohet biresimi i nje femije te mitur nga nje person i pamartuar, nese ploteson kushtet e tjera te nevojshme te percaktuara ne Kodin e Familjes dhe ligjin e sipercituar.
    Komiteti Shqiptar i Biresimit ndodhet ne adresen: Rruga ” Mine Peza “, Pallati 87/3, Shkalla 2, Tirane, Shqiperi, +355 42 22 64 65 , +355 42 22 74 87, adresa elektronike: info@kshb.gov.al, faqja web: http://kshb.gov.al/
    Faleminderit!

Leave a Reply